Preshevë, 24 janar -Ka nisur sot rrugëtimi tradicional i “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës” me orët letrare të organizuara duke filluar ne Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë psatj per te vazhduar në shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë dhe me këtë aktivtet u shënua “Flaka e Janarit”, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Flaka e Janarit” u shënua me një fjalim nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave, kumtesë që ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë.
Më pas u mbajtë orë letrare dedikuese nga poetët e pranishëm Bilall Maliqi, Herolinda Salihu, Rexhep Abazi, Marigona Fejzullahu, Alixhemal Salihu,, Nehat Ramizi, Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi..
Drejtori i Shkollë së Mesme Teknike në Preshevë, Islam Isufi falënderoi stafin e poetëve te ketij karvani duke vleresuar lart punën e Shoqatës “Feniks” dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të kete keso organzimesh.
“Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” i nisur shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë u mirëprit nga shkollaret, ndërsa poetët zgjodhën poezi dedikuar fëmijëve, meqerast edhe nxnesit recituan poezi.
Përfaqësuesit e dy shkollave kanë shtruar edhe koktej rasti për poetët dhe nxnesit me rpofesroet e tyre pjesëmarrës në “Karvanin e Shkrimtarëve të Luginës” ku prezentuan edhe tre mysafir, krijues keta nga Kosova, si Lela Tahiri, Hajrush Redenica dhe Fata Uka nga Mitrovica.