Mes emocionesh të forta dhe lotësh, është përcjellë fjalimi i lamtumirës së presidentit amerikan, Barak Obama në Çikago.
Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.
Fjalimi mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi fpërzemërsisht zonjën e parë Obama.
Obama: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.”
Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.
Presidenti gjithashtu shpërtheu në lot dhe vazhdoi:” E ke bërë Shtëpinë e Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”.