Shteti Islamik i ka marrë sërish përsipër atentatet e Brukselit, që i kanë kushtuar jetën deri tani 34 personave dhe duke shkaktuar plagosjen e 130 të tjerëve.
Hicham Chaib nga Anversa, duke folur fillimisht në frëngjisht dher më pas në holandishte, ka marrë përsipër autorësinë e masakrave në Belgjikë dhe e ka ëkrcënuar sërish Evropën, duke pohuar se “deri kur F-16-tat tuaja do të bombardojnë njerëzit tanë, ne do të godasim njerëzit tuaj”.
Sipas Site-s, burri është pjesë e grupimit të Shtetit Islamik në provincën siriane të Rakas.
Video, bën të ditur De Staandard, nis me kërcënime të reja në frëngjisht dhe thotë se sulmet e 22 marsit ishin vetëm “një meze”.
Më pas burri flet në holandishte, përpara se të ekzekutojë një të burgosur, duke e cilësuar si “spiun të kryqtarëve”.