Boksieri shqiptar, Florian Marku ka nisur përgatitjet për duelet e radhës të tij.

Marku publikoi një video në profilin e tij në Facebook, duke treguar se ka nisur përgatitjet dhe zbuloi se do të zhvillojë një meç në Tiranë, transmeton Gazeta Express.

“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Së shpejti filloj përgatitjen për ndeshjen e radhës! Ekipi im është duke punuar për të zhvilluar një ndeshje gjigante në verë në mes të Tiranës”, shkroi ai.

Së fundmi, Marku mundi me nokaut teknik boksierin Chris Jenkins më 2 prill të këtij viti.

Rekordi i tij është 12 ndeshje, 11 fitore dhe një barazim.

SHPËRNDAJE