Presheva Jonë solidarizohet me familjet në nevoj
Agjencia e lajmeve « Presheva Jonë » gjithnjë ka qenë afër vizitrëve dhe lexuesve të saj jo vetëm me lajme të shpejat dhe objektive por edhe është solidarizuar vazdimisht me familjet në nevojë.
Pas rezultateteve mbreslënëse të solidarizimit të popullatës tonë në mërgim por edhe në trojet shqiptare në raport me nënën nga Gostivari e cila kërkonte bukë për fëmijet e saj, ajo nuk kërkonte asgjë më tepër, vetëm bukë, dhe ky mesazh u përcoll fuqishëm tek njerëzit e vullnetit të mirë që tashmë I kanë dal në ndihmë zonjës e cila shpresojm që për një kohë nuk do ta ketë breg ngopjen me ushqim të fëmijëve të saj, Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë” ka marrë përsipër një fushatë e cila shpresojmë të jetë edhe më e fuqishme kur për cdo biznesmen shqiptarë I cili dëshiron të reklamoj në portalin tonë, për bamirësi ofron hiq më pak se 50 % të fitimeve.
Ne do të mundohemi që këtë ofertë ta shperndajmë sa më shumë, bashkë me ju në mënyrë që fondi të jetë sa më I madhe dhe sigurishtë të përfitojnë sa më shumë familje.
“Presheva Jonë” gjithashtu I lutë të gjithë qytetarë, ska rëndësi nga janë që të na shkruajnë për raste në nevojë në mënyrë që ne bashkë me ju ti identifikojmë ato më kritike dhe së bashku me ju, me kamera LIVE dhe gjithqka transparente të ua përcjellim e ta ndajm bashkë kënaqësinë e të ndihmuarit, kënaqësinë më të madhe që mund ta përjetoj një njeri.
Të gjithë ata që shprehin dëshirë që përmes kësaj forme të bëhen pjes e kampanjës tonë, le të na kontaktojnë në “FACEBOOK”, iniciativa me reklam është për shkak se nuk marrim guximin që të përgojohemi të dashur lexues, por ju japim fjalën e Allahut se asnjë CENT nuk guxon të kaloj pa u plasuar para jush, cdo 24 ORË do të ua paraqesim me fotografi SCREENSHOT-s të gjendje së llogarisë dhe me emër e mbiemër se kush sa para I ka dërguar.
E kemi sjellur në 00,00 llogarinë e Agjencisë në mënyrë që ta keni të qartë se cdo CENT që vjen tash e tutje në LLOGARINË tonë vjen për donacion
ProCredit Bank – Republika e Kosovës
111 700 856 100 012 4 N.SH. AGJENCIA INFORMATIVE PRESHEVA JONE
Shpresojmë që kjo mënyrë e jona të jetë e duhura që të ia zbusim sado pak gjendjen njerëzve në nevojë.
Ju falemderojmë paraprakishtë.