![pol-2](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2016/12/pol-2.jpg)
Me përparimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe zhvillimit të makinave të pavarura, mjetet e policisë që ecin vetë shumë shpejt mund të jenë goditja e radhës. Kjo mund të ndodhë shpejt pasi “Brigade”, koncepti i një motori të pavarur policie i krijuar nga dizajneri kanadez Eduardo Arndt është zbuluar së fundmi.
Motori “Brigade” është i pajisur me kamera, sensorë e projektorë. Ai do të mund të dallojë regjistrimet e skaduara të automjeteve si dhe makinat e parkuara në vende të gabuara. Ndërsa përsa i përket trafikut të rënduar, apo tejkalimit të shpejtësisë nga ana e drejtuesve të mjeteve, “Brigade” nuk do të jetë nevoja t’i ndalojë. Në mënyrë automatike do të lëshojë një mesazh audio. Nëse shoferi nuk do ta përfillë, motori pa shofer i policisë, do ta ndjekë, duke lajmëruar në të njëjtën kohë oficerët e policisë që gjenden më afër
![post9944](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2016/12/post9944.jpg)