Shkencëtarët njëzërit ndryshojnë mënyrën përkufizimin të një kilogrami. Një cilindër me aliazh platin-iridiumi i lëmuar i njohur si “Le Grand K” i cili është i mbyllur në një kasafortë në Paris të Francës ka qenë “1 kilogramshi ideal”, por që tani është larguar nga roli i saj.
Në vend të saj, pjesëmarrësit në Konferencën e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat kanë zgjedhur të përdorin një matje të bazuar në rrymën elektrike për të përcaktuar këtë njësi të masës.
Përfaqësues nga 60 vende të botës u mblodhën në Versajë, Francë , për të dëshmuar këtë moment, me disa shkencëtarë që sportuan tatuazhe në krahët e tyre për të shënuar rastin.
Përveç kilogramit, vota gjithashtu përfshiu edhe tre masa të tjera nga Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (SI): amper, kelvin dhe mol.
Ndryshimet nuk do të ndjehen në jetën e përditshme të njerëzve, por momenti është parë si një revolucion në fushën e peshave dhe masave.
“Redefinimi i SI është një moment i rëndësishëm në matjen shkencore”, tha Dr Jan-Theodoor Janssen, drejtor i hulumtimit në Laboratorin Kombëtar Fizik të Mbretërisë së Bashkuar.
“Kjo do të hapë rrugën për matje shumë më të sakta dhe paraqet një bazë më të qëndrueshme për shkencën”.