Franca tha të martën se një helikopter ushtarak i saj me gjashtë ushtar në të është ndaluar pas aterrimin në Guinenë Ekuatoriale. Ky incident diplomatik i shfaq raportet e tensionuara mes Parisit dhe Malabos.
Helikopteri aterroi në portin Bata të mërkurën në mbrëmje, disa orë pasi një gjykatë franceze e mbajti në fuqi vendimin fajësues për shpërdorim kundër nënpresidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Mangue.
Mangue, që është djali i presidentit Teodoro Obiang Nguema, tha përmes rrjeteve sociale se një helikopter zbulues ka aterruar pa autorizim, pasi e kishte shkelur hapësirën ajrore të Guinesë Ekuatoriale.
“Kjo edhe një herë e shfaq synimin e Francës për ta destabilizuar Republikën e Guinesë Ekuatoriale”, tha ai.
“Autoritetet në Guinenë Ekuatoriale vendosën që ta ndalojnë helikopterin. Çështja është duke u zgjidhur në nivel diplomatik”, shtoi ai.