Ilir Sadriu, zyrtar nga Patria Demokratike Shqiptare ne Presheve, me ane te nje postimi te tijin ne facebook, ka hedhur drite mbi disa veprime te pushtetit aktual, lokal ne Presheve, sidomos lidhur me shpenzimet “flokekrehuri”, e sic e ka quajtur z. Sadriu, kryetarin e Komunes se Presheves, Shqiprim Arifin.
Ja postimi i plote i Sadriut ne facebook
Jemi në një situatë sikur ajo thënia “fshati po digjet…e plaka po krihet” , apo thënë ndryshe “mashtruesi po krihet…e Presheva po digjet”.
Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2017, “flokëkrehuri” nga mjetet e buxhetit Komunal përmes Fondit për qëllime humanitare ka shpenzuar mjete në vlerë prej 5.820.534,00 dinarë apo 50 mijë euro, pa i llogaritur shpenzimet për pllaka betoni,shtrim të rrugicave, shtylla elektrike etj. të Fondit për punë komunale, banesore e ndërtimore, të tëra këto keqpërdorime për vjedhjen e vullnetit qytetar.
Tashmë po bëhet gati një muaj nga shpallja e gjendjes së jashtzakonshme e cila ka përfshirë edhe Komunën tonë, ndërsa pushteti mashtrues i përbërë prej një tufe injorantësh nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për tu përballur me këtë situatë dramatike të krijuar.
Po bëhet një muaj që Presheva është e paralizuar dhe vazhdon të jetë në situatë të jashtzakonshme, kufijtë e mbyllur, restoranet dhe veprimtaritë shërbyese të mbyllura, bizneset buzë falimentimit, tregu i bllokuar, bujqit të kufizuar, numër i madh i qytetarëve të izoluar dhe pa të ardhura personale, ndërsa Komuna pothuajse nuk ekziston.
Se vërtet qytetari i Komunës së Preshevës është mashtruar nga kjo përbërje e neveritshme qeverisëse tregon më së miri kjo përgjigje nga Fondi Humanitar, ku në rrethana normale vetëm nga ky institucion kanë shpenzuar 50 mijë euro mjete për një muaj, ndërsa në rrethana të gjendjes së jashtzakonshme po i njëjti institucion shpërndan pako përbuzëse ushqimore në vlerë prej 2000 dinarëve.
“Haxhi Qamilët” e Beogradit janë çthurrur tërësisht, nuk merren me menaxhimin e pushtetit lokal dhe mjeteve me të cilat disponon buxheti Komunal, por në rrethana të pandemisë gjejnë kohë të akuzojnë qeverinë e Kosovës e Shqipërisë, ndërsa tashmë si gjithmonë amnistojnë Beogradin zyrtar.
Po i’u rikujtoj “Haxhi Qamilëve” se pa Kosovën dhe Shqipërinë, në Luginë të Preshevës sot nuk do ta kishim as kuadrin arsimor, shëndetësor, kulturor, etj., për t’u përballur me sfidat që po na rrethojnë.
Pardje, presidenti i Serbisë nga Novi Pazari deklaroi se në Kosovë këto ditë kanë dërguar 248 kamionë me mallra, ndërsa për Luginë të Preshevës nuk e kemi as përkujdesjen me të vogël, përderisa ditë më parë “Haxhi Qamilët” e Preshevës e takuan në Beograd për të diskutuar jo për hallin e vërtetë të qytetarëve shqiptar në Luginë por për zgjedhjet e tyre parlamentare në serbi.
Nuk kam hatër mbetje me “Haxhi Qamilët” që u mbështetën dhe po mbahen në pushtet nga Serbia e që po nëpërkëmbin familjet dhe shoqërinë Preshevare, as në misionin e partnerëve të listës serbe që e përmban këtë pushtet injorantësh, por po habitem me vasalitetin dhe verbimin e Lëvizjes për reforma të cilët janë strukur, po heshtin e po përkrahin degradimin e familjeve dhe shoqërisë tonë.
Uroj që këtë gjendje dhe këtë plagë të rëndë, ta kalojmë përmes solidaritetit të ndërsjellë familjar e shoqëror sepse nga pushteti me këta ordinerë të papërgjegjshëm e pandërgjegjshëm nuk mund të presim sanim të situatës.