Individë dhe grupe të interesit, të cilat luftojnë për të marrë drejtimin e FFK-së, ka kohë që nuk kanë kursyer madje as ekipin kombëtar për të njollosur punën e drejtuesve të federatës. Megjithatë, zërave të fundit për mungesë të kushteve në Kombëtare dhe atmosferë jo të mirë iu kanë kundërpërgjigjur vetë futbollistët dardanë
Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë munguar as stimulimet e formave të tjera që të gjithë ta japin maksimumin për ekipin kombëtar.
Rrahmani ka folur edhe për atmosferën në kombëtare, që pavarësisht thashethemeve, ka thënë se ajo ka qenë dhe mbetet e shkëlqyeshme.
“Nëse flasim për atmosferë ajo ka disa vite që ka qenë dhe mbetet arma jonë më e fortë. Ne jemi një grup shumë i lidhur ndërmjet vete dhe secili prej lojtarëve ndjen kënaqësi e privilegj të madh për ta përfaqësuar Kosovën dhe të gjithë së bashku me shumë entuziazëm po presim të nisim kualifikimet për Evropianin e vitit 2024”, është shprehur tutje Rrahmani.
Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe njëri nga futbollistët me formën më të mirë dardan, Vedat Muriqi. Ai ka thënë se organizimi për ekipin kombëtar është dukshëm në nivel të lartë.
![](https://futbolli.info/wp-content/uploads/2023/01/muriqiiiii-1024x832.webp)
Shpresojmë që në të ardhmen ekipi kombëtar të mos thumbohet nga individë e media, pasi është një aset shtetëror që na bën krenar me paraqitjet në fushën e gjelbër. Futbollistët tanë duhet të jenë të qetë para ciklit kualifikues dhe të mos ngarkohen me tema të tilla dhe thashetheme që kanë qëllime të caktuara. Le të mbizotërojë uniteti dhe moto “Bashkë në Evropian”.