Gjatë vizitës që i bëri shtëpisë së futbollit kosovar, Krasniqi e falënderoi të parin e FFK-së për përkujdesjen e shtuar ndaj tij pas lëndimit.
Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi futbollistin dardan për vizitën dhe uroi që ai sa më shpejtë të rikthehet në formën e tij dhe të performojë me fanellën e Kosovës ashtu siç ka bërë deri tani.
Kujtojmë që futbollisti i Kombëtares U21, kishte pësuar lëndim në ndeshjen e tij të fundit me këtë grupmoshë ndaj Andorrës në udhëtim në muajin qershor të këtij viti.