Maqedonet po e presim UCK-ne nga Kosova ne Kumanove. Udhëheqësi i beretave maqedonase: Cekamo vas pederi!…
Pas lajmit te “Presheva Jonë” dhezet FYROM: Mediat e Shkupit dhe udhëheqësi i beretave maqedonase reagon pas lajmit, se UÇK-ja po vjen nga Kosova në Maqedoni.kane shkruar agjencia maqedonase NETPRESS dhe mediat tjera te Shkupit.
Goran Angelof, udhëheqësi i grupit të beretave të ashtuquajtur “Qoseto” ka shkruar në facebook se pret grupin e UÇK-së që paralajmëron ardhjen nga Kosova në Maqedoni për të shpëtuar vëllezërit e tyre të Grupit të Kumanovës të dënuar me dënime drakonike.
(“Вооружена група граѓани од Косово ги вршат последните подготовки пред преминувањето на границата на Македонија, за да ги измерат своите сили со македонската полиција, објавува косовската новинска агенција „Presheva jonë“ (Наше Прешево).
Angelof ka shkruar se:
“Super, shkëlqyeshëm, edhe ne ju “duam”, mos e leni pa ardh dhe do të nguleni homosekualë”
Ky provokim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe se Angelof më pas është komentuar edhe nga përkrahës të tij të cilët kanë bërë thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve, duke dashur qërim hesapesh.
Angelof ka qenë pjesë e grupit nga Velesi që ka ndërhyrë në Kuvend më 27 prill dhe që kishte sulmuar Ziadin Selën dhe Zoran Zaev me disa deputetë të tjerë. Angelof ende vazhdon të jetë i lirë, ndërsa ai është në lidhje të forta me deputetin e VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, bashkëvendas nga Velesi. Angelof deri tani nuk është kapur nga policia, edhe pse duket në videomaterialet se si kërcënon dhe ndërsen huliganët dhe paramilitarët e grupit të tij për të goditur dhe përgjakur Zaevin, por edhe Selën