Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje nga qytetet e tjera kanë ardhur në Prizren për ta mbështetur këtë parti në tubimin e saj elektoral në këtë qytet.

“Ajo që është parë në Kaçanik, është e qartë, Të gjitha veturat kanë qenë me tabela të Maqedonisë, Shkupi, që kanë ardhur nga pjesa e Maqedonisë Veriore”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ajo që e kemi parë në Prizren është edhe ma interesant se kaq. Ka pasë shumica e veturave me tabela të qyteteve të tjera, domethënë ka pasë një thirrje të vazhdueshme nëpër qendra të tjera të Vetëvendosjes”.

 

“Ne i kemi videot edhe fotot që policia ka bartur vetura me Merimangë për shkak se ato janë parkuar në vende të gabuara sepse nuk e kanë njohur terrenin, dhe nuk e kanë njohur lagjen ku është mbajtur tubimi”

SHPËRNDAJE