Sipas z.Gashi .diferenca ndërmjet partive është shumë e ngushtë, dhe se në bazë të rezultateve të tanishme, dy partitë më të mëdha do të kenë ndërmjet 30 e 32 deputetë.

 

Prishtinë,  13 dhjetor  (AIK Presheva Jone)

Në një prononcim për media, njëri nga anëtarët e shtabit zgjedhor të LDK-së Arben Gashi tha se në pamundësi të krijimit të një qeverie stabile për mungesë numrash, zgjidhja mund të gjendet që Hashim Thaçi të mos jetë kryeministër, dhe që në ndërkohë të pastrohen listat, të krijohet situatë e përshtatshme dhe që të mbahen zgjedhje. Ai tha se pavarësisht se kush do të qeverisë me vendin qeveria nuk do të jetë stabile, dhe domosdo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ai tha se diferenca ndërmjet partive është shumë e ngushtë, dhe se në bazë të rezultateve të tanishme, dy partitë më të mëdha do të kenë ndërmjet 30 e 32 deputetë. / BS&PJ

SHPËRNDAJE