Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se ende nuk kanë vendosur përfundimisht për emrat e ministrave nga kjo parti, raporton Express.

Gashi ka thënë se sapo të kenë leje për të krijuar Qeverinë, do t’i bëjnë publik edhe emrat e ministrave.

“Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur edhe pse e kemi një ide, por jo verdikt. Por pasi të shihet se si po shkon situata atëherë ne do të vendosim se si të procedojmë. Pra, sapo të kemi leje për të bërë Qeverinë, do të bëjmë publik edhe emrat e ministrave”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, LDK’ja do t’i publikojë marrëveshjet me të gjitha partitë sapo të del Kushtetuesja me vendim.

“Ne nuk kemi publikuar asnjë marrëveshje. Dhe jo vetëm me Listën Serbe, por të gjitha marrëveshjet do të publikohen pasi të përfundon çështja e Gjykatës”, ka deklaruar ai.

SHPËRNDAJE