Prishtinë, 10 qershor -Ka filluar të mbahet sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pas ndërprerjes së për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, ndërkaq nuk bëhet e ditur nëse po merr pjesë opozita.
Por gazetarët kanë vendosur t’i bojkotojnë punimet e mbledhjes për shkak se siç thonë në mbledhjen e parë kur u hedh gazi lotsjellës nuk i kanë lejuar të marrin pamje dhe të jenë të pranishëm.
Gazin lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë e hodhi Glauk Konjufca.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës, është hedhur gaz lotsjellës.
Siç raporton media edhe pse gazetarët nuk janë lejuar që të afrohen afër sallës ku po mbahet mbledhja, raportohet se shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.
Në këtë mbledhje është pritur të diskutohet edhe futja në rend dite të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në seancën e ardhshme të Kuvendit e cila pritet që të mbahet gjatë kësaj jave.
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku anëtarët e kryesisë, pritet që shqyrtojnë edhe futjen në rend të ditës së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në seancën e kësaj jave.
Mirëpo, media raporton se në këtë mbledhje, gazetarët nuk janë lejuar që të futen brenda sallës ku edhe po mbahet mbledhja e kryesisë.
Sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vendosur që konferencën pas takimit ta mbajë në holl të Kuvendit, larg nga salla ku po mbahet takimi, gjë e cila nuk është praktikuar më parë.
Kryesia e Kuvendit e ka në rend dite demarkacionin
Anëtarët e kryesisë së Kuvendit, para vetës pas pak do të kenë tre pika me rëndësi, të cilat me gjasë do të mund të futen në rend të ditës për seancën e kësaj jave.
Pikë e parë është patjetër shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Rendi i ditës për Kryesinë e Kuvendit sot, është ky:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
3. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.