Gazetare botëror, anetare te APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) ne vizite ne Kosove, per kater dite rresht me rastin e 10-vjetorit te pamvaresisë

 

Prishtinë, 7 shkurt (Nefail Maliqi) -Përfaqesues te mediave zvicerane dhe boterore ne Gjenevë (World Journalist (APES) from Switzerland visits Kosovo, meetings with local and international institutions) nga sot , per kater dite rresht do  qendrojne ne Kosovë me rastin e 10-vjetorit te pamvaresisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Vizitë pune (7-10 shkurt) e gazetareve zvicerane dhe ndërkombëtarë do te jete  patronazhin e Shoqata e Gazetarëve të huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me sdeli ne Gjenevë ne bashkepunim me gazetarin tone te njohur Nefail Maliqin, president i Shoqates Nderkombëtare te Gazetareve Shiptare ne Zvicer dhe Evropë (AIJASE)

Qëllimi i vizitës është “Kosova, 10 vjet pas pavarësisë dhe roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva ne rajon”, ka thëne sot per agjencine e lajmemeve “Presheve Jonë” z.Jean Musy, president i APES.

Kjo eshte vizita e pare per kete vite e gazetareve te APES nga Gjeneva, te cilet vizita te  te këtij karakteri kishin zhvilluar vitin e kaluar edhe ne Turqi, Ukraime dhe Vietnam.

Në takim me Z.Jean-Hubert Lebet, Ambasadorin e Zvcrës në Kosovë, në selinë e Ambasadës në Prishtinë

Gjate qëderimit ne Kosovë gazetaret zviceran dhe boteror do te takohen me kreret e shtetit te Kosovës si dhe me insitucionet tjera te qeverisë së Kosovës si dhe te organizave nderkombëtare, duke përfshire  ketu edhe viziten ne ambasaden e Zvicres ne Kosovë si dhe ushtaret zviceran Swisscoy ne Prizren.

Po ashtu gazetaret gjate qendrimit ne Kosovë  do te vizitojne KFOR-in, FSK si dhe liderin e opozites kosovare Albin Kurti. Vizita perfundon me vizten ne Mitrovice te pritur nga kryetari Agim Bahitiri, ku gazetaret do te takojne qytetare andej e kendej ures ne veri te Kosovës per t eviseduar me qytetert e Republikes se Kosovës pos me shqiptare edhe perfaqesues te pakicave si me serbe, boshnjakë, rome etj… 

SHPËRNDAJE