Prishtinë, 22 shtator -Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës z.Rrustem Berisha me rastin e 10-vjetorit te pamvaresise se Kosovës ka pritur në takim nje delegacion te gazetareve nderkombëtare (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë te prire nga Jean Musy, president i APES, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Ministri Berisha gazetareve boteror: FSK është e gatshme të bëhet ushtri, në çdo moment që merret vendimi politik për transformim
Fillimisht ministri Berisha ka uruar mirseardhje gazetaret botetor nga Gjeneva për kete vizite sidomos kreun e APES Jean Musy dhe Nefail Maliqin. Duke folur për rolin e mediavbe ai ka falenderuar raporotimet e objektive gjate luftes dhe pas saj rreth Kosovës, veçanërisht për rolin e FSK ne rajon.
“FSK-ja është themeluar më 21 janar 2009 për të kryer funksione të sigurisë që nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimi të ligjit. FSK-ja është forcë profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e sigurisë me katër misione themelore: kryerja e operacioneve të reagimit në kriza në Kosovë dhe jashtë saj, trajtimi i materieve të rrezikshme, zjarrkja dhe eliminimi i mjeteve shpërthyese.” ka njoftuart ministri Berisha myafiret nga Gjeneva, perfaqesues te mediave te ndryshme zvicerane dhe boterore.
FSK sot ka 2500 pjesëtarë aktiv dhe 300 janë rezervë. Prej tyre 184 janë femra
Ministri Rrustem Berisha gazetareve nderkombëtr nga Gjeneva ju tha se “Transformimi i FSK-së në ushtri, në koordinim me partnerët ndërkombëtar. FSK eshte ne bashkepunim permanent me forcat nderkombëtare (KFOR) ne Kosovë. Njëheresh jane partnere e sigurt të NATO-s dhe e ardhmja e FSK-së do të jetë në NATO.”
Sipas tij FSK është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës dhe se e tërë kjo sipas tij, duke iu falënderuar pjesëtarëve të kësaj force.
Ne vazhdi ministri Rrustem Berisha tha se FSK do të vazhdojnë ta përkrahin këtë forcë dhe se Parlamenti i Kosovës është i gatshëm që në të ardhmen, të marrë vendim për transformimin e kësaj force në ushtri, në koordinim të plotë me partnerët perëndimor si NATO-n dhe SHBA-të. Berisha ka vlerësuar lart shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHBA-ve, veçanërisht bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës.
SHBA po jep nje kontribut te madh për profesionalizimin e FSK-së. Ne kete drejtim jemi partnere dhe kemi bashekpunim te mire pos me Ameriken deh Shqiperine edhe me Gjermaninë, Zvicren, Turiqine, Britanine, Italinë dhe vende tjera boterore, ka shtuar ministri kosovar z.Berisha nga takimi me myasfiret nga Gjeneva, gazetare boteror.
Po ashtu ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të, me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për transformim e FSK-së në FAK.
Sipas shefit per informim ne FSK z.Ibrahim Shala forca kosovare sot ka 2500 pjesëtarë aktiv dhe 300 janë rezervë. Prej tyre 184 janë femra, që përbëjnë 8,1%. Mbi 8 për qind në FSK janë femra, ndërsa grada më e lartë që e mbanë një femër është kolonele. Po ashtu njoftoi se 10.2 për qind në FSK janë minoritete. “Është shënuar rritje e interesimit edhe të pakicave, përfshirë serbët, që të bëhen pjesë e FSK-së..” ju ka thënë gazetarave botetor shefi i zyrës për informim në FSK, Ibrahim Shala.
Ndryshe, sipas Naim Shabaj, zyrtar ne kabineti e ministrit, misioni i parë i FSK-së jashtë vendit, nisi në Shqipëri, intervenim ky gjatë përmbytjeve i cili mision si nga autoritetet vendore, ashtu edhe nga ato të KFOR-it dhe NATO-s, është vlerësuar i suksesshëm.