Photo: Action press/Pierre Michel Virot
Prishtinë, 9 shkurt -Nje delegacion i Shoqates së Gazetarëve të huaj në Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë i kryesura z.Jean Musy, president sot nga nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim disa gazetarë ndërkombëtarë.
Qëllimi i vizitës është “Kosova, 10 vjet pas pavarësisë dhe roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva ne rajon”, ka thëne sot per agjencine e lajmeve “Presheve Jonë” z.Jean Musy, president i APES.
Xhavit Haliti: Gjykata Speciale është e padrejtë, Kosova duhet të përballet me të për të vërtetuar pastërtinë e luftës çlirimtare
Në takim u diskutua për gjendjen politike në Kosovë, të arriturat e saj dhe sfidat gjatë dhjetë viteve shtet i pavarur dhe sovran, për dialogun me Serbinë dhe proceset integruese, për Gjykatën Speciale dhe investimet e huaja. Siç njofton komunikata, Haliti shprehu qëndrimin se ndonëse Gjykata Speciale është e padrejtë, Kosova duhet të përballet me të për të vërtetuar pastërtinë e luftës çlirimtare.
Po ashtu, nënkryetari i Kuvendit i informoi gazetarët për punën e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve sipas standarde evropiane, në funksion të lehtësimit të investimeve të huaja në vend, të cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe zbutjen e papunësisë.
Po ashtu gazetaret boteror u interesuan per situatën aktuale pas 10 vitesh pamvarësie, zhvillimet ne Kosovë, dialogun dhe integrimet si dhe specialen. Por nuk munguan as pyetjet për kembimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbisë, gjegjesisht Lugina e Presheves me veriun e Kosovës. Gazetaret nga Gjeneva kane vizituar dhe biseduar me perfaqesues te mediave dhe shoqatave te gazetareve ne rajon.