Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit në largim, Isa mUstafës, ka treguar se mbrëmë është takuar me deputetin e PDK-së Elmi Reçicën, të cilit i ka thënë se interes per LDK-në është që ta çojë PDK-në në opozitë.

“Prandaj do të bëjmë çmos, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, dhe do të fokusohemi e koncentrohemi me të gjithë forcën dhe fuqinë tonë që, si përherë, edhe në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojmë në vend e vet”, shkruan Gecaj në FB, transmeton Express.

Statusi i plotë i Gecajt:

Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional. Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional. Megjithatë, këtë herë, interesi boshtor nacional dhe interes mbi interesat për LDK-në, por edhe për vendin, do të jetë ta dërgojmë PDK-në në opozitë. Prandaj do të bëjmë çmos, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, dhe do të fokusohemi e koncentrohemi me të gjithë forcën dhe fuqinë tonë që, si përherë, edhe në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojmë në vend e vet.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gecaj-do-te-bejme-gjithcka-ta-cojme-pdk-ne-ne-opozite-430035/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE