Pas 4 vitesh gjykim me dhjetëra e dhjetëra seanca, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë dënimin për të pandehurit e cështjes ‘Gërdeci’, në prag të përvjetorit të 4 të tragjedisë ku humbën jetën 26 persona.
Gjykatësi Ridvan Hado lexoi sot dënimin për të pandehurit, ku 3 emrat më të lakuar si të pandehur kryesorë të cështjes u dënuan me 46 vjet burg gjithsej.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
Seanca vijoi më pas me leximin e dënimeve të të pandehurve të tjerë për cështjen, me Sokol Ngjecin që u dënua me 10 vite burg, dhe ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha me 6 vite burg. Hoxha aktualisht nuk ndodhet ne Shqiperi.
Të pafajshëm janë shpallur të pandehurit Ardian Mullai e Agim Lala. Cështja që numëronte 29 të pandehur vijoi me leximin e vendimeve të tjera, ku disa të pandehur u shpallën të pafajshëm, kurse disa të tjerë me nga 1 vit burg dhe gjobë në para.
Gjate leximit të vendimeve në sallë munguan Minxolli e Pinari.
Kujtojmë që Minxolli, Pinari e Delijorgji prej te pandehurve kane kryer rreth 3 vjet burg ne paraburgim, ku nje dite ne qelite e paraburgimit eshte baraz me 1.5 dite ne burg.
Organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin. Sipas prokurorise te tre te pandehurit me veprimet apo mosveprimet e tyre jane bere shkak per vdekjen e 26 personave. Ndërsa 8 vite burg kerkoi për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.
Por me vendimin qe lexoi sot Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes u mesua se ishte rrezuar akuza per vrasje per te gjithe te pandehurit.
Shpallja e vendimit ka ngjallur interesim si nga ana e të pandehurve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në sallë ashtu edhe nga ana e familjarëve të viktimave.
Në 15 mars përkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.