Modelja më e mirë e vitit, Gigi Hadid ka pozuar për fushatën e re publicitare të markës prestigjioze ‘Versace’, këtë herë plotësisht nudo, e veshur vetëm me një palë taka.
Kjo nuk është hera e parë që modelja e suksesshme zhvishet për një fushatë publicitare. Vitin e shkuar, ajo pozoi plotësisht nudo përkrah Joan Smalls dhe Lily Aldridge në një reklamë të Stuart Weitzman.