Janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, bëjnë të ditur burimet e “Presheva Jonë”, brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Këto mostra ishin zhdukur më 8 dhjetor të 2022-së, njoftonte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pati theksuar se nuk dihet se kur janë zhdukur mostrat nga Laboratori i Toksikologjisë, pasi kontrolli i fundit që është bërë në këtë laborator ka qenë në tetor të vitit të 2021-tës.
“Në momentin që kanë qenë duke i bartur nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri, i kanë kontrolluar, i kanë parë, janë bazuar në lëndët që i kanë pasur më të vjetra, 2014-2014-2016 janë marrë dosjet. Rastet janë aty me kod, kur e kanë pa kodin dhe kanë shkuar në databazë, ka përkuar me rastin Dehari”, kishte thënë atë botë Haxhiu.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme brenda IML-se, njësi të hetimeve kanë kryer disa verifikime në disa frigoriferë.