Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se është vërejtur një person që dyshohet të jetë i vdekur, në bodrumin e një ashensori të një ndërtese ndërtese në rrugën Gjilan–Kamenicë.

“Rasti është raportuar në polici më datë 26.02.2024 rreth orës 22:37”, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”- tha ai.

Sipas zyrtarit, trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetë.

SHPËRNDAJE