Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Qendra e Lëvizjes
Vetëvendosje në Zvicër ju fton në organizimin e takimit me publicistin Virgjil Kule me
titullin :
« KULME SHQIPTARE DJE DHE SOT »
Takimi do të mbahet në dy pjesë :
- Pjesa e parë është promovimi i librit të autorit Virgjil Kule, me titullin « Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Kryqtari i fundit », në të cilën pjesë do të ketë edhe një bisedë me autorin mbi këtë libër.
- Pjesa e dytë është shfaqja e dokumentarit « Romancë Joniane » po ashtu nga autori
Virgjil Kule, shfaqje e cila do të zgjat 55 minuta, prezantim i bregdetit shqiptar.
Në rastin e 100 vjetori të shpalljes së pavarësisë, Lëvizja Vetëvendosje promovon kulturën,
artin dhe letërsinë shqiptare dhe sidomos bukurinë e trojeve tona, në mënyrë që bashkatdhetarët tonë të njihen me Shqipërinë turistike dhe bregdetin e saj.
Takimi do të ndodhë në qytetin e Bern-it:
HotelBern Volkshaus AG
Zeughausgasse 9
3011 Bern
Të dielën 27 maj 2012 në ora 16h00
Për më shumë informata kontaktoni:
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër:
Sekretariati i qendrës: Qëndresa Koxha – [email protected]
Ju dëshirojmë mirëseardhje!
Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje