Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Prof. Gjergj Dedaj ne bisede me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës disa here ju kane drejtuar Beogradit e here Prishtinës, por edhe Burkselit qe te jene pjese e procesit të dialogut mes Kosves dhe Serbisë Beogradin në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët ne Kosovës.

Që në fillimin e bisedimeve në Bruksel, çështja e Lugines se Preshevës  ka qenë dashur të ishte temë paralem me serbet e Kosovës. Kështu  kane deklaruar analistet dhe njohës të çështjeve politike dhe profile të ndryshme nga skena politike nga Presheva. Sipas tyre, Serbia nuk është e interesuar që të shkëmbej territore, por tja grabisin Veriun, sikur njohjet Kosovës.

“Për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaci dhe Dacic, si nenshkrues te marreveshjes do te kërkojne apo pajtohen”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” Maja Kocijancic, zëdhënëse e zyrës së Përfaqësueses së lartë të BE-së

Ndryshe,  Avni Arifi shef i negociatave me Serbinë, dhe këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk është përgjigjur, nëse kjo çështje është e përfshirë në fazën finale të dialogut me Serbinë. Ekipi negociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë, nuk ka bërë ndonjë plan se si do të jetë pozita e shqiptarëve të  Luginës së Preshevës, pas përfundimit të dialogut.

Dedaj: Serbia, duhet te rrespektoj konventat nderkombetare qe eshte edhe vete nenshkruese e tyre dhe rekomandimet e Brukselit dhe Strasburgut per minoritetet

L’image contient peut-être : 1 personne, costumeZëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj gjate nje interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka thëne se “çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jetë temë e negociatave ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.”

Sipas zv.ministri kosovar Dedaj, nëse pakica serbe në Kosovë kërkon dhe insiston realizimin e aspiratave politike brenda për brenda Republikës së Kosovës është imediate që paralel kësaj të kërkohet edhe realizimi dhe respektimi i të drejtave politike dhe demokratike edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ekipi negociator i Kosovës duhet ta shtrojë si çështje të pa zgjidhur dhe detyrimisht ta vë në agjendën e bisedimeve çështjen e Luginës së Preshevës dhe se nuk do duhej të pranohej Asociacioni i Komunave serbe brenda shtetit tonë sovran pa dhënien e një statusi politik Luginës së Preshevës komfor standardëve demokratike Evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare për vetëqeverisje. Liderët e Luginës duhet të jenë më kërkues dhe më këmbëngulës në realizimin e statusit të tyre politik, e pse jo të kërkojnë që eventualisht në fazën finale të negociatave të përfshihen drejtpërdrejtë në bisedime për çështjen e Luginës së Preshevës, si një problem real i cili meriton zgjidhje afatgjate. Ceshtja e Lugines se Presheves tashme nuk eshte nje ceshtje e mbrendshme e Serbisë, por nje ceshtje serioze gjithë kombëtare dhe nje problem nderkombëtar e cila kërkon zgjidhje adekuate, ashtu siq po kerkohet per serbet e Kosovës. Beogradi me nuk mund te ket rolin paternalist mbi Preshevë, meqe jo vetem pse ka humbur besimin tek qytetaret e saj dhe nuk i besojne me asaj qeverie, por se te diskriminimi dhe te drejtat e njeriut me nuk jane eskluzive vetem te nje shteti apo aq me teper te nje regjimi, por ato tejkalojne kufijte e nje vendi, jane universale, preokupin edhe i komunitetit nderkombetar. Beogradi duhet te merr shembull nga Kosova se si duhet trajtohen pakicat, fundja Serbia eshte e obligueshme te rrespekotoj konventat nderkombetare e cila eshte nënshkruese dhe rekomandimet e KE te Strasburg dhe ato te BE-së për minoritet nese e ka ndermend te jete nje dite anetare e BE-së..” ka thëne zv.ministri kosovar z.Dedaj për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.

Liderët e Luginës duhet të jenë me te “gjallë”, më kërkues në realizimin e statusit të tyre politik

Résultat de recherche d'images pour "gjergj dedaj"Dedaj po ashtu ka nevizuar se Lugina e Preshevës është çështje që duhet të trajtohet me kujdes dhe jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në atë politike duhet të ketë reciprocitet.

“Do përkujtuar jo vetem Beogradin, por edhe disa lidereve aktual ne Preshevë se Shqiptaret e Lugines kane Asociacionin e Komuneve Shqiptare-AKSH por edhe Referednumin e viti 1992. Por ato duhet aktivizuar qe t’mos mbeten vetem per fushata apo qe njerëzit te flasin se vdic Jonuz Musliu vdic edhe Asociacioni i Komunave Shqiptare apo Referendumi i 92-es. Prandaj, edhe liderët e Luginës duhet të jenë më kërkues në realizimin e statusit të tyre politik”  ka thene ne fund z.Dedaj duke shtuar se lideret e Presheves duhet te zgjohen nga gjumi dhe te jenë më të “gallë”.

SHPËRNDAJE