Ekstremisti islamik, që ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, është dënuar sot me burgim të përjetshëm.
Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar Arid Ukën, 22 vjeçar, shqiptar nga Kosova, me burgim të përjetshëm, për dy vrasje.
Ai, poashtu, është shpallur fajtor edhe për përpjekje për vrasje.
Më 2 mars të vitit të kaluar, Uka i vrau dy ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeçar nga Karolina Jugore, dhe Zakari Kudebek, 21 vjeçar, nga Virxhinia.
Ushtarët amerikanë ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.