Pas një suksesi të lakmueshëm në tregun kosovar por edhe më gjerë, kompania “Vëllezërit Geci” nga Llausha e Skenderajt ka nisur serinë e re të prodhimit të bllokave të kuq, prodhim kualitetit të fjalës së fundit të prodhimit të kësaj natyre.
Në një ceremoni të organizuar në këtë fabrikë, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Italia, Austria e Gjermania. Me këtë rast pronarët e kësaj kompanie, vëllezërit Geci kanë shtruar drekë për të gjithë punëtorët duke u dëshiruar edhe atyre punë të mbarë të serisë së re të prodhimit të bllokave për ndërtim.