Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka ironizuar me një deklaratë të nënkryetarit të LVV-së, Besnik Bislimit.

Bislimi tha mbrëmë se mbështetja për LVV-në po rritet shumë, e këtë ai e cilësoi si të frikshme. Bislimi tha se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka pasur probleme me gjumin. Ndërkaq Gjoshi i PDK-së ka ironizuar me këtë deklaratë, duke thënë se Bislimi “shkoi për lesh”, shkruan Gazeta Express.

“Kohë të rënda për amkademykun. Prandaj, veç një gjë kam në mend – Po të lutemi ty o i Madhi Zot, na e ruaj mendjen! Ktheja gjumin amkademykut se shkoi për lesh”, ka shkruar Gjoshi.

Bislimi mbrëmë tha se LVV pret që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare t’i fitojë mbi 55 mandate.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha ai në Kanal 10.

SHPËRNDAJE