Seksi oral kur viktima humbë vetëdijen pasi që të këtë pirë, nuk mund të konsiderohet dhunim para ligjit, një gjykatë amerikane e apelit ka vendosur.
Pesë gjykatës të lartë në gjykatën e apelit në Ottawa u pajtuan unanimisht se ligji i shtetit nuk mbulon ndonjë “rrethanë të dehjes” për marrëdhënie seksuale anormale të detyruar – dhunim që përfshinë gojën apo anusin e viktimës, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, prokurorët e kanë quajtur absurd vendimin e gjykatës, duke argumentuar se gjykata e apelit është dashur ta interpretojë rregulloren për ta mbyllur atë që u duk të jetë një gabim ligjor i paparamenduar.
Por, eksperti ligjor amerikan, Michelle Anderson, tha se vendimi ishte një vlerësim me vend i ligjit të shtetit.
Gjykatësve u ishte kërkuar që ta konsiderojnë rastin e një 17 vjeçari i akuzuar për sulm seksual ndaj një 16 vjeçare, të cilën ai e kishte çuar në shtëpinë e saj me makinë, pasi që kishin pirë në një park në Tulsa.