GJURMËVE TË NJË LAJMI : Se ka vendosur apo jo Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg rreth rastit Shemsi Nuhiu znj. Petra Leppee Fraize përgjegjëse për komunikim me media në këtë Gjykatë evropiane agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » me shkrim ju është përgjigjur se « rreth rastit të apostrofuar mund t ju konfirmoj se Gjykata jonë ka pranuar një letër-ankesë nga personi me emrin e dosjes « Nuhiu c. Suisse » i regjistruar me shifrën nr. 146.17/12. Dosja në fjalë nuk ështe trajtuar ende nga gjykata jonë në Stasburg.. »
Stasbrug, 30 mars
Në reagimin e fundit të familjes Nuhiu në Zvicër rreth ekstradimit të Shemsi Nuhiut më 21 mars 2012 në Serbi, ku familja e tij kishte bërë vërejetje për disa keqiterpretime të disa portaleve albanafone në Zvicër jo vetëm në lidhje me atë se Shemsi Nuhiu paska pasur “pasaporë të Serbisë” cka s’është e vërtetë, por ka pasur edhe dezinforime rreth « vendimit » të Gjykatës së Drejtave të Njeriut në Strasburg, sipas cilave, ajo paska refuzuar ?! Në fakt sipas familjes Nuhiu “Strasbrugu nuk ka vendosur asgjë, e as nuk ka refuzuar asgjë, përkundrazi dosja e vëllaut tonë gjendet atje dhe është duke trajtuar dhe në shqyrtim e sipër..”
Gjurmëve të këtyre dy informacioneve agjencia jonë ka kontaktuar direkt zyrtarët e Gjykatës se të Drjetave të Njeriut në Strasburg.
Se ka vendosur apo jo Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg rreth rastit Shemsi Nuhiu znj. Petra Leppee Fraize përgjegjëse për komunikim me media në këtë Gjykatë evropiane agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » me shkrim ju është përgjigjur se « rreth rastit të apostrofuar mund t ju konfirmoj se Gjykata jonë ka pranuar një letër-ankesë nga personi me emrin e dosjes « Nuhiu c. Suisse » i regjistruar me shifrën nr. 146.17/12. Dosja në fjalë nuk ështe trajtuar ende nga gjykata jonë në Stasburg.. »
Lidhur me rastin në fjalë më pastaj znj. Leppee Fraize na e ka konfirmuar edhe përmes telefonit e cila pyetjes sonë vijuese për arësyet e mos shqyrtimit dhe kur do të dihet për fatin e tij, në vazhdim ajo ka deklaruar se «dosja e « Nuhiu c. Suisse » me shifrën nr. 146.17/12 ende nuk është marrur n’dorë nga CEDH në Stasbrug për shkak radhës dhe kërkesave të shumta. Dmth, nevoitet kohë. Pra, ajo është në shyrtim e sipër dhe sigurisht do të jepen detaje dhe përgjigje rreth rastit në fjalë.. »