Aktivisitit të Lëvizjes Vetëvendosje, Drin Zatriqit, i ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Ferizajt për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa Gjykata Themelore në Ferizaj po e kërkon atë. Për këtë, kjo gjykatë ka lëshuar dhe ka urdhëruar lëshimin e urdhërrreshtimit për Zatriqin.
Urdhëresa të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali përmes një burimi, thotë se aktakuza është ngritur me datë 24 nëntor të vitit 2011.
Gjykata Themelore në Ferizaj, duke u bazuar nga kjo aktakuzë ka caktuar seancë gjyqësore për të akuzuarin, por ky i fundit nuk është paraqitur në mënyrë të rregullt për shkak se nga fletëkthesa për dorëzim personal është konstatuar se i njejti ndodhet jashtë Kosovës.
Sipas një memorandumi zyrtar të Policisë së Kosovës, është konfirmuar se i akuzuari Drin Zatriqi gjendet në SHBA.
Kështu, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur që posa i pandehuri të sigurohet që ndodhet në Kosovë të arrestohet dhe të shoqërohet në zyrat e kësaj Gjykate.
Drin Zatriqi, sa ishte në Kosovë, vite më parë ka qenë menaxher i disa këngëtarëve të estradës, ndërkaq së fundi nga SHBA-ja është aktivizuar politikisht në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.