Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi i cili po mbahet në Hagë dhe drejtuesit të mediumit ‘Demokracia’.
Rastin e ka konfirmuar miku i Behramajt, Artan Behrami.
Behrami e ka quajtur këtë akt skandal të paprecedentë dhe kërcënim të hapur ndaj lirisë së mediave.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!”, ka shkruar Behrami në Facebook.
Media ka provuar të kontaktojë me Adil Behramajn përmes telefonit, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve as mesazheve tona.
Teksa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se nuk i komentojnë hetimet e tyre.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i komenton hetimet e saj”, ka thënë Christopher Bennet nga ZPS-ja.