Pas themelimit të fondit të sigurisë nga ana e institucioneve qeveritare të Republikës së Kosovës, janë lajmruar qytetarë të shumtë por edhe biznesmen e atdhetarë të cilët janë të gatshëm të japin dicka nga vetja për ushtrinë, për sigurinë e vendit.
Pragun prej 10 000 eurove sa ishte ofruar deri në këto momente, fuqishëm e ka tejkaluar z. Florim Zuka, biznesmeni gjilanas pronari i kompanisë së fuqishme në anamorave “TALI”, i cili njëherit është edhe pronari i klubit SC Gjilani.
z. Zuka ka vendosur që për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës të kontribuoj me hiq më pak se 50 000 euro, një shumë kjo e konsiderueshme, por e cila nuk është e pa pritur nga z. Zuka, kur e dijmë se i njejti në vazhdimsi, në cdo kohë e në cdo aksion nuk ka munguar për të dhënë kontributin e djersës së tij për të përbashktën, për Kosovën.

SHPËRNDAJE