Ka kaluar një javë që kur kanë ndodhur sulmi mbi Kuvendin e Kosovës dhe ende nuk është zbardhur ky rast. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është thënë se ky rast për shkak të natyrës specifike, rasti ka kaluar tek prokuroria speciale.
Ndërkohë, të martën është gjetur një mjet shpërthyes te shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.
Dhe, vetëm një ditë më vonë, edhe Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci ka marrë një kërcënim nga disa persona ende të paidentifikuar. Mirëpo, as për këto dy rastet e fundit, nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.
“Nuk kam kërkuar mbrojtje nga policia. Janë duke u zhvilluar procedurat hetimore. Nuk po merrem unë me këtë rast. Organet kompetente janë duke hetuar për akterët e sulmit”, ka thënë Grabovci për tribunachannel.