Po koronavirusi?
Ndërsa për shkak të koronavirusit, deri tani janë infektuar mbi 874 mijë njerëz në të gjithë botën dhe kanë humbur jetën mbi 43 mijë.
Pra nga dhjetori më 31 mars, këto janë të dhënat zyrtare për koronavirusin sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Vdekjet nga gripi dhe koronavirusi vetëm në SHBA
Gjatë sezonit të gripit 2018-19, rreth 35 milion njerëz në SHBA kontraktuan gripin dhe rreth 34,000 vdiqën, sipas CDC. Gjatë këtij sezoni, rreth një në çdo 1.000 njerëz me grip ndërroi jetë.
Shkalla e vdekjes së gripit ndryshon çdo vit.
Virusi i gripit gjithashtu ndryshon formë shpejt, kështu që njerëzit mund të infektohen nga lloje të ndryshme, kjo është arsyeja pse vaksina nuk është 100% efektive dhe vaksinat e reja zhvillohen çdo vit.

Gripi infekton miliona njerëz çdo vit dhe vret mijëra
Sipas Universitetit John Hopkins, ka rreth 1 miliard raste të gripit në të gjithë botën, dhe ka 9.3 milion deri në 45 milion raste në SHBA në vit.
Përshembull, vitin e kaluar kishte 291,000 deri 646,000 vdekje në të gjithë botën për shkak të gripit, dhe ka 12,000 deri 61,000 vdekje në SHBA në vit.

SHPËRNDAJE