Një grua në Tabriz të Iranit, ka lindur gjashtënjakë. Nga Qendra mjekësore e Tabriz ez – Zehra njoftohet se gruaja 23 vjeçare ka lindur katër vajza dhe dy djem.
Identiteti i nënës nuk u njoftua, shkruan Anadolu Agency, por u tha se ka lindur në javën e 27-të dhe se gjendja shëndetësore e foshnjeve është e mirë.
Nëna ka lindur përmes operacionit cezarian ndërsa fëmijët janë me peshë prej 580 dhe 960 gramë.