Deputeti i PD, Flamur Noka u përjashtua nga seanca e Kuvendit pasi bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama që të flasë.
Ndoka insistoi që të flasë ish-kryeministri Sali Berisha.
Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj tha se është detyruar të zbatojë rregulloren, duke e përjashtuar deputetin demokrat.
Leskaj kërkoi ndërprerjen e seancës për pesë minuta.
Grushta në parlamentin shqiptar
Deputetët e PD-së kanë sulmuar fizikisht ministrin Ilir Beqaj.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka shtyrë Beqajn, pasi sipas tij, në fillim duhet të fliste Sali Berisha, dhe pastaj Beqaj.
Deputeti Taulant Balla tha se Paloka e ka goditur me grusht Beqajn, dhe për këtë arsye ka kërkuar marrjen e masave ndaj tij.
Kjo gjë duket edhe në video.