Arda Guler është një prej futbollistëve më të përmendur kohët e fundit.

Për yllin e ri turk kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane, teksa gara më e madhe u krijua mes Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“Blaugranët” ishin duke e udhëhequr garën për transferimin e tij, pas bisedimeve të zhvilluara nga Deco, por “Yeni Acik” ka raportuar këtë të martë se Guler ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit.

Sipas mediumit turk, “Los Blancos” do t’i paguajnë 20 milionë euro Fenerbahçes për transferimin e 18-vjeçarit.

Gjithashtu thuhet se klubi turk do të mbajë 20% të shitjes së mesfushorit në të ardhmen.

Bazuar edhe në raportimet tjera nga mediat turke dhe ato spanjolle, tashmë mund të vlerësohet gjithçka e mbyllur sa i përket kësaj lëvizjeje, me mesfushorin turk që do të jetë pjesë e Real Madridit nga kjo verë.

SHPËRNDAJE