Tribunali i Hagës nesër do të mbjë një konferencë statusore mbi rastin e ish-kreut të UÇK-së Haradinaj Ramush dhe bashkëpunëtorët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj Brahimaj ka njoftuar sot znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së per agjencinë informative “Presheva Jonë”.
Hagë/TPI, 1 maj
Sipas znj. Jelacic ish-kryeministri i Kosovës dhe dy ish-anëtarë të UÇK-së, Balaj dhe Brahimaj “po zhvillohet rigjykim i parë në historinë e gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës në Kosovë në vitin 1998..”
Siq dihet është njoftuar nga TPI, fillimisht, Haradinaj dhe Balaj u liruan, ndërsa Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burg.
Dhoma e Apelit, sipas znj. Jelacic megjithatë, urdhëroi që gjykimi të përsëritet pjesërisht, gjashtë nga 37 akuzat, duke argumentuar se gjatë procesit kishte vështirësi në marrjen e dëshmimtarëve…