Hagë, 30 tettor -Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, Hagë, Jack Smith, është në vizitën e tij të parë në Kosovë. Ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësitë e huaja, si dhe Ministri i Drejtësisë Abdelard Tahiri, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga Haga

Mesohet se Prokurori i SHBA Smith u emërua Prokuror i Posaçëm në maj të këtij viti pasi ish avokati i SHBA David Swendiman skadoi mandatin e diplomatëve të SHBA në mars. Ai ishte në detyrë në shtator.

Prokurori i Specializuar e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

“Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, bëhet e ditur nga zyra për media e Dhomave të Specializuara. Megjithatë nga kjo zyrë nuk është bërë e ditur se kur Smith do të vijë në Kosovë.

Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schëendiman  më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.

SHPËRNDAJE