Preshevë, 28 tetor –Riza Halimi 8 vjet para Hashim Thacit e tha: Presheva të bashkohet me Kosovën dhe kur degjon sot refrenin si papagall te Hashim Thacit per bahskim duket jo vetme qeshatrake por edeh te pabesueshme, skur aio ka nje halle apo si thone ja ka zëne dikush bishtin me dere, pasi arij i ka ren shume vone per Preshevën?!, ka  shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ku ishte Hashim Thaci para tete vitesh? Pse nuk e perkahu Riza Halimin me 2012 kur tha: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës!

“Jo, jo nuk asesi nuk pajtohem me deklarimet e Ehard Busek për ndarjen e  Kosovës, ndërsa ne kemi qëndrimet e tona nga Lugina e Preshevës, meqë kemi Referandumin e vitit 1992, ku popullata shumicë shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medevgjës janë për bashkim me Kosovën,..”  ka deklaruar sot z.Riza Halimi, deputet ne Beograd, për agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë”

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kësisoj do ti hapte rrugë shkëmbimit të territoreve. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi është pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh.

Halimi i ka thënë agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi ti bashkohen Serbisë atëherë kjo gjë duhet të ndodh edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë në numër në krahasim me serbët.

Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.

SHPËRNDAJE