Gazetari nga Beogradi nga gazeta “Kurir” ka hasur në një poster të PVD-së, ku në inicialet e skësaj partie, figurojnë vetëm simbolet, flamuri shqiptar, amerikan dhe të BE-së e jo edhe i Serbsës ?! Gazeta serbe Kurir e ka konsideruar skandaloze veprimin e z.Halimit . Lideri i Partisë për (PVD) Veprimit Demokratik Riza Halimi (deputet) në një intervistë për gazetën në fjalë, ai i ka shpjeguar arësyet pse nuk është vënë flamuri i Serbisë në në posterin e PVD-së, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Preshevë, 12 maj
Pyetjes së parë të gazetarit serbe Kurir, shtruar deputetit shqiptar nga Lugina e Preshevës lidhur me atë se pse në posterin me iniciale të partisë (PVD) së tij mungon flamuri serb, z.Riza Halimi ju është përgjigjur:
– Sepse, përveç premtimin se shqiptarët do të integrohen në shoqërinë serbe, asgjë nuk ndodh. Fitohet përshtypja se Serbia nuk shqiptarët nuk shef si qytetarë të barabartë dhe shqiptarët nuk e përjetonjë Serbinë si shtetin e tyre. Dhe pasiq qe Serbia nuk njeh simbolet tona, une nuk di pse ta vejmë simbolin, flamurin sebë. Mungesa e flamurit serbë në posterat tanë flet qartë ?!
♦ Po, pse atëherë këta tre flamuj. A nuk frikësoheni se mund t’ju akuzojnë për këtë vepër provokuese ? Deputeti Halimi kësaj pyetje ju është përgjigjur:
– Një simbol kombëtar shqiptar, dhe atë të SHBA-ve qartë për shkak angazhimeve dhe aktiviteteve të ambasadës amerikane e cila ka bërë dhe po bën shumë në lidhje me integrimin e shqiptarëve në shoqëri dhe institucione, se sa ajo serbe. Ata që akuzojnë , ata ajnë vetë që nuk rrespekton ligjet dhe të drejtën për integrim dhe të drjetat tjera kombëtare të shqiptarëve të Luginës.
————————————————
JA EDHE KOMENTET E JUAJA:
————————————-