Gjenevë, 20 maj -Në një atmosferë festive, me recitimin e vargjeve kuranore dhe intonimin e himnit kombëtar, banorët e Gjenevës dhe xhematet e besimtarëve myslimanë nga Zvicra, sot ne ne Plan-les-Ouates përuruan xhaminë “Dituria”, të drejtuar nga imami prof.Rijad Aliu.
Bashkë me autoritetet zvicerane, në këtë ceremoni morën pjesë edhe krerët e komuniteteve myslimane shqiptare, si: Mr. Naim Ternava (kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës), Skënder Bruçaj (kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë), përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates: Shqiparet ne kantonin tonë kane deshmuar veten për tolerance nderfetare
Xhamia “Dituria” e cila hapi dyert për 15 mijë shqiptarë në Gjenevë, u ndërtua pas një angazhimi aktiv të këshillit të kësaj xhamia dhe përkrahjes të besimtarëve myslimanë dhe autoriteteve zvicerane. “Shqiptarët janë dëshmuar si shembull i tolerancës”, ka thënë z.Xavier Magnin-këshilltar administrativ i komunës Plan les Ouates.
Këtë e theksoi edhe Montasar BenMrad, president i Federatës së Organizatave Islame në Zvicër, i cili tha se “toleranca ndërfetare e shqiptarëve në Zvicër, bashkë me integrimin e tyre në këtë vend, duhet të shërbejnë si shembull për komunitetet e tjera fetare”.
“Kjo qendër është e themeluar në vitin 2005 në Vernier, nga një grup etnik shqiptarë, të cilët janë shembull i integrimeve”, kishte thënë me herët më këshilltari administrativ Thierry Apothéloz.
Sipas tij “Kjo nuk është vetëm një shoqatë fetare. Ajo është gjithashtu kulturore. Anëtarët e saj organizojnë aktivitete të tilla si turne të futbollit të hapura për të gjithë. Ata gjithashtu japin kurse dhe mësime për gjuhën me të rinjtë shqiptarë, sepse ata e kuptuan se integrimi është bërë më i lehtë falë një sfondi të mirë arsimor dhe një zotërimi të frengjishtesh”
Tërnava: Mërgimtarët mos ta harrojnë gjuhën e tyre, identitetin fetar dhe traditat kombëtare
Tërnava dhe Bruçaj dhanë mesazhe të qarta që mërgimtarët të mos harrojnë gjuhën e tyre, traditat kombëtare si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat e mjedisit ku jetojnë, se vetëm në harmoni mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt.
Po ashtu krerët e komuniteteve myslimane nga Kosova dhe Shqipëria kërkuan që shqiptarët të jenë unik dhe shembull i tolerancës ndërfetare, sikurse deri tani, dhe të distancohen nga fenomenet negative që nuk janë traditë e fesë islame dhe e kombit shqiptarë.
Ne ceremoninë e perurimit te xhamise se re ne Gjenevë , rrespktivisht ne prejren e shiritit muarën pjese krere dhe perfaqesues te muslimaneve nga gjitha viset tona shqiptare si Mr. Naim Ternava nga Prishtina. kryetar i BIK, Mr.Ekrem Simnica, drejtor nga BKI per diaspore, Skender Bruçaj, nga Tirana, Selver Xhemaili i derguar spacial nga Reisul ulema i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, imami shqiptar nga Berna Mustafa Memeti, si perfaqesues ikomiuniteti musliman shqiptarë nga Zvicra dhe Lugina e Preshevës etj..
Myslimanëve shqiptarë Gjenevës të hapur një xhami të re në Plan-les-Ouates. Shoqata pronësi Dituria, ky vend i ri i adhurimit dhe qendrës kulturore do të ofrojë më shumë hapësirë për 15,000 anëtarë të komunitetit vendosën në vendbanim. Do theksuar se hapja e xhamise se re “Dituria” sot ne Gjenevë, eshte qendra islame e 60-te me radhe e shqitareve në Zvicër. Kujrtojme se para dy jave në Will po ashtu u hap nje xhami e re e shqiptareve qe ju kushtoi jo me pak se 4 milion franga.
Ne kete manifestim prezentuan dhe folen edhe kreret dhe perfaqesues te kishes katolike dhe protestante. poa ashtu prezent ishin edhe Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshe e UPSH-së, Ramadan Avdiu nga konuslata e Kosovës etj.. Po ashuu hapja e xhamsie se re sot ne Gjenevë u ndoq edhe nga dhjetra gazetare te televizoneve dhe perfaqesues te mediave zvicerane, ne mesin e tyre edhe ATSH dhe agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Perurimin i xhamise se re ne Gjenevë, pas disa recitaleve te Kuranit, nisi me hymnin kombëtar ku 12 imamë e hoxhallare nga Gjeneva, Zvicra, Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Presheva bashke me qindra besimtare u griten ne kembe ne shenje rrespekti duke kenduar bashkarisht hymnin e flamurit tone kombëtar-kueqezi. Në fund per te pranshimit u recituan vargje Kuranore, u kenduan lahi dhe kenge shqipe me cifteli, per mysafiret u shtruar dreke.
Autoritetet zvicerane dhe policia e Gjenevës kanë shprehur mirënjohje për rregullin dhe disiplinën e treguar nga pjesëmarrësit gjatë kohës së përurimit.