Një program gjithëpërfshirës për mbështetjen e punëkërkuesve dhe studentëve u prezantua sot nga kandidati për kryeministër i koalicionit “Kosova Fituese”. Sipas planit, çdo qytetar në kërkim të punës do të përfitojë mbështetje financiare deri në momentin e punësimit.![](https://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2025/02/476161733_1180216670136346_1115013285158187036_n-300x200.jpg)
![](https://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2025/02/476161733_1180216670136346_1115013285158187036_n-300x200.jpg)
“Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, ndërsa çdo student do të përfitojë bursë studimi,” u shpreh Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të programit elektoral në Rahovec, duke theksuar angazhimin për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Programi parasheh gjithashtu rritjen e pagës mesatare mbi 1000 euro dhe pensione prej 500 euro, përfshirë pensionet e veteranëve. Për të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese të reja, plani përfshin grante pa kthim, duke synuar stimulimin e sipërmarrjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Këto masa shoqërohen me premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për 20% dhe furnizim pa ndërprerje, si rezultat i rritjes së prodhimit vendor të energjisë.