Colmar, 27 prill -Lirimi i liderit te Kosovës Ramush Haradinaj sot në Colmar ka gëzuar pa masë jo vetëm Kosovën, por mbare shqiptaret si ne Shqiperi e Maqedoni ashtu edhe ne Luginen e Presheves dhe mbare diasporën shqiptare.
Sot edhe Presheva ka festë!
Haradinaj ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “gjate kater muajve te fundit mbi 100 shqiptare nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva me kane vizituar qofshin ata nga vendliondja apo nga perendimi, per cka jam mirënjohes dhe i falenderoj nga zemra te gjithe ata vëllezerit e mi nga Kosova Lindore!.. Ndryshe nuk thone së koti miku i mirë shifet ne ditet me te veshtira. Falemnderit Presheva jonë dhe gjithë shqiptarët nga Kosova Lindore!..”