Bruksel, 7 shtator  -Cka mendova naten, dite spo behka lehte.. Keshtu duket i nododhi  sot presidenetit kosovar Hashim Thacit ne Bruksel. Ai qe dy cdo debat, madje edhe njeriz nga Presheva Bujanoci i mundoi deri ne Prishtinë duke i premtuar se “në viziten e radhes ne Bruksel do te jete prezent edhe Presheva” dhe se  “Luginen e Presheves do t’ia bashkangjisim Kosovës” etj., raprton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Ne Prishtine diteve te fundit presidenti kosovar Thaci ka pritur e pecejllur ne disa takime lidere nga Presheva e Bujancoa duke ju premetuar se edhe ju do te jen i pjese e procesit te dialogut ne Bruksel, por këte gje Brukseli nuk e ka konfirmuar deri tash.. Keshtu zedhjenjasja e BE-së maja Kocijaci 24 ore para “takimit” te Thacit -Vuci ne Bruksel per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”  konfirmoi takimin Thaci-Vucic ne Bruksel, por pa Preshevën.

 

Kosova, sikur edhe NATO e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ketu ne Bruksel mesohet se pas okupimit te Veriut te Kosovës nga Serbia dhe problemet e presidentit kosovar me specialen, Thaci po perpiqet qe Presheven ta perdor si karte te fundit duke nagzellyer lideret e asaj ane duke ju peemtuar  se “edhe ju do te jene pjese e procesit te dilaogut” ne Bruksele apo edhe me deklarata si ajo “Lugina do t’io bashkohet Kosovës..”..Por siq u pa takim deshoti ku Thaci jo vetme svet qe mbeti me gishta n’goje, por edhe Presheven e futi ne kurthe me premtimet e kota..?!

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka deklaruar sot se takimi i radhës do mbahet brenda muajit, nuk dihet data, por para javës ministrore që do mbahet në New York në fund të shtatorit.

Kështu tha ajo, pas dështimit për tu mbajtur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksander Vuçiq dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini.

Ajo tha se ka vështirësi por që qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

 

 

Pas deshtimit te 7 shtatorit, Brukseli tregon se kur do te takohen Thaçi-Vuçic

“Pra, në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE, Përfaqësuesja e lartë Froderica Mogherini priti sot Presidentin Vuçiq dhe Presidentin Thaçi këtu në Bruksel, ajo pati takime bilaterale disa herë gjatë mëngjesit për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura që janë në tryezë. Është e qartë se vështirësitë mbeten. Përfaqësuesja e lartë përpiqet të angazhojë plotësisht të dy presidentët për të vazhduar procesin me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe kjo është diçka për të cilën ne qëndrojmë dhe besojmë se të dy presidentët janë shumë të përkushtuar. Përfaqësuesja e lartë do të mbajë takimin e ardhshëm për dialogun e nivelit të lartë këtë muaj, para javës ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që siç e dini do të mbahet në fund të muajit, javën e fundit të shtatorit në New York, prandaj prisni takimin e radhës që do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme”, tha ajo.

E pyetur se për çfarë është diskutuar në takimet e ndara që Mogjherini kishte një herë me presidentin e Kosovës e më vonë me atë serb, Kocijançiç tha se u diskutuan ‘të gjitha çështjet e hapura’.

Kocijançiç: U diskutuan të gjitha qështjet e hapura

“Ata kanë diskutuar të gjitha çështjet e hapura, të gjitha çështjet në tryezë, është e qartë se ende ka shumë punë që duhet bërë dhe kjo punë do të vazhdojë”, tha ajo.

Takimi trepalësh në Bruksel nuk realizua, ndërkohë për media është deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zëdhënësja e KE-së por jo edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, nga serbët foli vetëm Marko Gjuriq.

***

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka folur pas dështimit të takimit të sotëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një reagim në llogarinë e saj në Twitter, thuhet se takimi tjetër do të caktohet përafërsisht në fund të muajit shtator.

“ Besojmë në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, thuhet në reagimin e lëshuar Kocijancic.

Ndryshe sot në Bruksel, të dy liderët, Thaçi dhe Vuçiq, kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Vuçiq ka anuluar takimin e tij me Thaçin, dhe është nisur për në Beograd. Ky anulim i vizitës duket se ka ardhur si pasojë e vendimit të autoriteteve e Kosoves që Vucicit t’i ndalohet vizita në Liqenin e Ujmanit.

SHPËRNDAJE