Është vetëm lojë fjalësh apo gënjeshtër e skuqur.
Hashim Thaçi, pos gënjeshtrës, nuk ka gjë në të dhe se nuk ka forcë as guxim që t`i lëviz gjërat përpara.
Ilustrim:
Bubrreci mbi guri të mullirit
Kah sillej guri mullirit, bubrreci qëndronte mbi të dhe lavdërohej: Shihni çfarë force kam e sa guri të madh po sjell!
Ani pra sille në tjetrën anë! -Jo unë e sjell veç kah sillet vetë.
Po çka ju dashur që ta lansojë këtë gënjeshtër të poshtër? -Ani që të jetë e besueshme ia vari prapa kushtin (mashtrimin), që po s’u formua Ushtria do të jepte dorëheqje.
Nuk u realizuan as njëra dhe as tjetra, vetëm se me këtë gënjeshtër injorantëve ua dha nga një gisht mjaltë, ndërsa në fund nga një dorë mashtrime e shumë hidhërime.
0 Hashim Thaçi!
Udhën Shipasnicë e Epërme-Desivojcë në komunë të Kamenicës, që në vitin 2013 për projektin e saj tërhoqe paratë nga FMN-ja, por paratë i përvetësove, ndërsa asfaltin e ndërpreve në km të katërt. Sot e asaj dite ajo udhë thirr mjerim, thirr mallkim dhe të përbaltë e të mallkon për hajni.
Këto të holla që turpësisht i përvetësove; m’i ke borxh mua, ua ke borxh popullit të kësaj ane dhe mbarë Kosovës,sepse kjo udhë është kombëtare.
Unë të shkruaj në emrin tim dhe në emër të kësaj popullate dhe derisa nuk realizohet projekti i kësaj udhe, kurrë nuk do t`i ndali shkrimet!
Këtu, moralisht janë të obliguar dhe duhet ta thonë fjalën e tyre deputetët e kësaj ane: Basri Musmurati e Zenun Pajaziti, të cilët mirë e njohin këtë terren, por edhe është mirë që mos ta harrojnë e ta thonë bile nga një fjalë.
Hajnitë, Hashimo kanë me ta nxan frymën, ndërsa gënjeshtrat kanë për të nxjerr cullak në asfalt dhe t`i atëherë mundohesh me i shti duart në xhepa ,por ku se.
Ushtria s’na duhet, luftën e bën Dauti!
Populli im i përgjumur, sa të keni Hashimin në krye të gënjeshtrave (shtetit), i keni gjithë të mirat (EKSIK)!
Kthehu të ecësh mbarë se u koritëm, ti me hajni e gënjeshtra, ndërsa unë me kritika.