Helena Kadare eshte shpallur ‘Autorja e Vitit’, ne panairit e 14-te te librit ne Tirane. Pas nje mungese ne tregun shqiptar, zonja Kadare promovoi se fundmi librin e saj “Kohe e Pamjaftueshme”, nje rrefim mbi jeten e bashkeshortit te saj, shkrimtarit Ismail Kadare.

http://www.botasot.info/img/hk-2011-11-12-um-19.jpg“Jam e emocionuar që vij këtu te lexuesi im, pas një kohe shumë të gjatë. Duhet të më besoni, se nuk ka qenë një kohë e humbur sepse ka 15 vite që merrem me këtë libër dhe është një punë e gjatë, e përditshme dhe shumë këmbëngulëse. Ky emocion është krejt i përligjur sepse ky këtu është lexuesi im, që është në zemrën time”, thotë zonja Kadare.
Juria, e perbere nga perkthyes dhe njerez te letrave si Petrit Ymeri, Mirela Kumbaro dhe Dhurata Shehri, ka shperndare cmimet per prurjet me te mira te vitit. Nder te tjera fitues jane shpallur, Shpetim Cucka per “Perkthimin me te mire”, Revista ‘Grupsat’, ne kategorine “Libri me i mire per femije”, si dhe Shtepia Botuese “Pegi”, per “Stenden me paraqitjen me te mire grafike”.

U dha gjithashtu nje cmim special i jurise per nje vellim me poezi te perzgjedhur nga Nasho Jorgaqi, te autorit Muhamet Ademi, i cili nuk ndodhej i pranishem ne ceremoni.

Arvizu viziton panairin

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, vizitoi panairin, ku nder te tjera ai u ndal te stenda e “Onufrit”, e cila pervec veprave te Ismail Kadarese ka botuar edhe vellimin “Kohe e Pamjaftueshme” te bashkeshortes se tij Helena.

Libri flet per jeten e autorit dhe fituesit te cmimit prestigjioz “Princi i Asturias”. Zonja Kadare, e cila ndodhej aty ne momentet e vizites, firmosi edhe nje kopje te dedikuar per Z.Arvizu.

Nderkaq, me pas ambasadori iu afrua botimeve “Mapo”, ku politikani shkrimtar Ben Blushi, po promovonte librin e tij me te ri me titull “Shqiperia”.

Diplomati u shpreh se ka degjuar shume per librin dhe se te gjithe ne ambasade jane interesuar per te. Me pas ai mori si dhurate nje kopje te firmosur nga autori Blushi, i cili ne dedikim shkroi se “libri qe nga nje mik per ambasadorin Arvizu”.

Nje tjeter stende per te cilen perfaqesuesin amerikan ne Tirane tregoi interes ishte ajo e botimeve “Dudaj”, ku Arvizu mori edhe librin “Kurban” me autor Edi Ramen. Kreu i Partise Socialiste, do te jete serish i pranishem per te firmosur librin e tij pasditen e se dieles ne ora 17.00

SHPËRNDAJE