Donjeta Sadiku e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Boksierja Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Paris.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi “biletën” për lojërat olimpike “PARIS 2024”.

Ky sukses pa dyshim i faturohet edhe trajneres Marjolla Sallauka.

SHPËRNDAJE